Site icon Telegrafi

Brenda pallatit Kensington, ku jetojnë Kate Middleton dhe princi William

Kate Middleton dhe princi William (Foto: Getty Images)

Pjesa perëndimore e pallatit Kensington në Londër, është e rezervuar qe disa vite për familjen e princit William.

Aty, ai jeton me bashkëshorten Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre, dy djem dhe një vajzë.

Kate Middleton (Foto: Getty Images)

Duke qenë se vera tashmë ka mbaruar dhe ka filluar viti shkollor, familja mbretërore është kthyer në vendbanimin e tyre të përhershëm, në pallatin Kensington në Londër.

Lexo po ashtu Lajmet për Kate Middleton

Pallati është i ndërtuar që në shekullin XVII dhe ka qenë shtëpia e disa prej personaliteteve më të fuqishme në historinë britanike.

Pushimet verore, si gjithmonë, princi William dhe familja e tij i kalojnë në oazën e tyre të qetë, Anmer Hall, në Norfolk.

Middleton dhe Wlliam u takuan për herë të parë në vitin 2001 si studentë në Universitetin St Andrews, ndërsa dy vite më pas e nisën romancën e tyre.

Ata u fejuan në tetor të vitit 2010, teksa ishin në një udhëtim në Keni. Martesa e tyre u bë në prill të viti 2011 në Westminster Abbey. /Telegrafi/

Exit mobile version