Ministri i Jashtëm Timço Mucunski është i zhgënjyer nga kreu i komisionit të përbashkët të historisë me Bullgarinë Dragi Georgiev, për shkak të qëndrimeve të tij të fundit politike. Ai, pa ja përmendur emrin Goergievit, tha se shkencëtarët janë zgjedhur për të bërë punë shkencore, kurse politika duhet t’u lihet politikanëve.
“Jam i befasuar që këto ditë shoh një shkencëtar i cili është i angazhuar dhe mjaft mirë i paguar nga shteti, si mundohet të profilizohet vetë politikisht, deri sa akoma i vazhdon mandati, kryetar i njërit prej komisioneve. Më ketë minohen edhe pozitat e jashtme të shtetit”, tha Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.
Disa nga anëtarët e të dy komisioneve të përbashkëta, edhe të atij me Bullgarinë, por edhe të komisionit të përbashkët me Greqinë, do të ndryshohen. Megjithatë, Mucunski thotë se nuk do të ndryshohen të gjithë. Vendimi për emrat e rinj do të pritet brenda disa javësh.
“Fakt është se duhet ndryshim kadrovik. Jo tërësisht sepse vlerësoj se duhet të ketë edhe një lloj vazhdimësie nga aspekti kadrovik, por kemi vërejtjet tona, do ti mbajë për ne, për shkak të specifikës së punës që ata bëjnë, por do të jepja një sugjerim, që të jemi shtet i suksesshëm, të gjithë duhet të bëjmë atë për të cilën jemi zgjedhur”, u shpreh Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.
Komisioni i përbashkët me Greqinë u formula pas marrëveshjes së Prespës për të ndjekur realizimin e saj. Komisioni i përbashkët i historisë me Bullgarinë u formua për definimin e figurave dhe çështjeve kontestuese historike mes dy vendeve. Ky i fundit, pothuajse në dy vitet e fundit, nuk ka rezultuar me asnjë arritje nga takimet e përbashkëta. Kreu i saj Dragi Georgiev ka kundërshtuar në forma të ndryshimet kadrovike të paralajmëruara dhe ka akuzuar kryeministrin se po komprometon punën e deritanishme të komisionit.