Site icon Telegrafi

Brenda një shtëpie në Kaliforni vriten gjashtë persona, në mesin e tyre adoleshentja me foshnjën e saj

Gjashtë persona janë vrarë në një shtëpi në Kaliforni – përkatësisht në qytetin Goshen, raporton ABC News.

Në mesin e të vrarëve është edhe një 17-vjeçare dhe fëmija i saj gjashtëmuajsh, e të dy janë qëlluar me armë në kokë, transmeton Telegrafi.

Sherifi Mike Boudreaux ka thënë se nuk ka të mbijetuar, e për sulmin dyshohen të paktën dy persona që akoma janë në liri.

“Mendojmë se bëhet fjalë për persona që me sulmin ndaj kësaj familje kanë dashur të dërgojnë porosi”, tha Boudreaux.

Autoritetet besojnë se në këtë ngjarje janë të përfshira bandat.

“Disa viktima janë gjetur në shtëpi, derisa tjerët në rrugë. Një burrë që është gjetur u plagosur është shpallur i vdekur me të dërguar në spital”, shtoi sherifi.

“Kemi informacione potenciale që shpresojmë që do të zbardhin rastin dhe identitetin e të dyshuarve, por tani nuk mund t’i zbulojmë”, tha për fund sherifi para gazetarëve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version