Telegrafi

Brenda një muaji, Messi viziton dy herë Kataluninë – argjentinasi shihet me buzëqeshje të madhe në fytyrë

Lionel Messi ka fluturuar në Barcelonë për të festuar ditëlindjen e gruas së tij disa orë pasi dha dy asistime për Kylian Mbappen në fitoren e PSG-së.

Argjentinasi gjatë natës u fotografua duke u kthyer në Kataluni me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Një ekip televiziv spanjoll e filmoi atë duke mbërritur në aeroportin El Prat të Barcelonës me bluzën e tij të PSG -së ende të veshur.

Ai u hodh shpejt në një aeroplan pas fitores 3-1 të skuadrës së tij në shtëpi kundër St Etienne.

Messi, forma e të cilit është kritikuar që nga transferimi i tij tronditës për skuadrën e Ligue 1, bëri një paraqitje mbresëlënëse teksa ndihmoi Mbappen për dy gola të tjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë dukej i lumtur dhe i relaksuar dhe nuk mund t’i rezistonte buzëqeshjes teksa hasi në gazetarë që prisnin.

Kjo ishte vizita e tij e dytë në kryeqytetin katalanas në një muaj, me vizitën e tij të fundit që ndezi spekulime se ai mund të diskutonte një rikthim në klubin e tij të fëmijërisë.

Mësohet se 34-vjeçari, babi i tre fëmijëve është atje si pjesë e festimeve të ditëlindjes së gruas së tij, Antonela Roccuzzo. /Telegrafi/