Telegrafi

Brenda lidhjes “seksi dhe flirtuese” të Selena Gomez dhe The Weeknd

Lidhja më e përfolur tani në showbizin ndërkombëtar është ajo e Selena Gomez me The Weeknd.

E! News ka mësuar më shumë në lidhje me këtë romancë që u bë publike shumë shpejt.

Derisa kanë kaluar dy javë pasi çifti i ri u fotografua jashtë një restoranti duke u puthur, një burim ka thënë se dyshja janë të dashuruar dhe janë tepër afër njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu The Weeknd: Martesa është shumë e frikshme

“Ai me të vërtetë e pëlqen atë. Ata komunikojnë çdo ditë me njëri-tjetrin”, ka vazhduar burimi.

“Ata kanë një marrëdhënie seksi dhe të ngushtë”.

Derisa fansat po presin me padurim për edhe një dalje tjetër së bashku, burimi i E! News, ka thënë se gjërat janë ende në fazat e hershme.

“Deri tani, ata janë duke e shijuar njëri-tjetrin”, shpjegoi burimi.