Telegrafi

Brenda laboratorit të vetëm që merret me krimet ndaj botës së egër (Foto)

Në Oregon të Shteteve të Bashkuara, ndodhet laboratori i vetëm në botë që merret ekskluzivisht me krimet që bëhen ndaj gjallesave.

Zyra për Zbatimin e Ligjit mbi Peshqit dhe Kafshët e Egra, e ka hapur këtë qendër forenzike në Ashland më 1988, që të analizohen në mënyrë shkencore krimet që bëhen ndaj kafshëve, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit analizojnë plumbat, helmet dhe pesticidet, që të zbulojnë se si janë kryer disa nga krimet më të mëdha të kësaj natyre. Pos trupave të kafshëve, specialistët analizojnë edhe objektet e bëra prej tyre, siç janë palltot nga gëzofi, çizmet e lëkurës, kapelat me pupla, fildishin gdhendur, si dhe gjakun dhe mishin.

Por, nuk hetohen vetëm mbytjet e që kanë ndodhur më parë. Në fillim të këtij muaji, ky laborator e ka lëshuar një komunikatë, duke i paralajmëruar gjuetarët e shpezëve që të mos i hanë patat e borës që kanë qenë duke migruar, sepse kanë qëndruan në një fushë në Montana që dikur ishte minierë bakri. Kjo fushë përmban ujë me aciditet të lartë dhe koncentrim të lartë të metaleve.

Në fakt, ky laborator merret me të gjitha grupet e ndryshme, që i mbrojnë në mënyrë federale bimët dhe kafshët, prej pemëve të larta deri te koralet, peshqit, reptilët, zogjtë dhe gjitarët.

Veçantia e këtij laboratori është se ofron shërbime forenzike, për të gjitha llojet e botës së egër, nën të njëjtin kulm.

Shumë shtete të mëdha kanë provuar të kenë një veprimtari të tillë, mirëpo nuk ia kanë dalë. Për këtë arsye, nuk iu është mohuar asnjëherë që të ndihmohen me shërbimet e këtij laboratori. /Telegrafi/