Telegrafi

Brenda laboratorit ku punohen dronët, që do të shërbejnë për dërgimin mallra (Foto)

Në Cambridge të Britanisë së Madhe, është njëri nga laboratorët e kompanisë Amazon, ku po punohen dronët që do të dërgojnë te klientët mallrat e blera nga interneti.

Inxhinierët e kompanisë më të madhe të shitjes në internet, po shfrytëzojnë teknikët 3D për të krijuar pjesë të ndryshme të fluturakeve, të cilat e kanë poshtë shportën për ngarkesë, transmeton Telegrafi.

Sipas dizajnerëve, këta dronë do ta dërgojnë mallin në shtëpinë e blerësit për gjysmë ore. Pakot që peshojnë nën dy kilogram, mund të dërgohen te blerësi deri në largësi prej 24 kilometrash.

“Pengesat më të mëdha janë drunjtë dhe fluturimi duhet bërë përreth tyre, duke shmangur përplasjen. Dronët do të fluturojnë në lartësi maksimale prej 120 metrash dhe do të gjejnë vendin më të përshtatshëm për të ndaluar” ka thënë Kristen Kish, që është zëdhënëse e kompanisë.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur se kur fillojnë të bëhet shpërndarja e mallrave në këtë mënyrë. /Telegrafi/