Site icon Telegrafi

Brenda konservës së supës gjeti edhe krimba të ngordhur (Video)

Natasha Goss nga Devon i Anglisë, nuk do të blejë më supë në konservë, pasi në të fundit që e konsumoi, gjeti edhe dy krimba të ngordhur.

Madje, 20-vjeçarja është vegjetariane, është ankuar për gjetjen e pështirë, ndërsa super-marketi ia ktheu vetëm 25 funte, transmeton Telegrafi.

“E vjella tërë supën, kur pash se në paketim kishin qenë edhe krimbat. Kontrolloni mirë konservat, para se të nisni të hani” ka thënë Goss.

Sipas saj, tërë linja e prodhuar nga fabrika do duhej të hidhej në plehra, në mënyrë që të bëhen pastrimet e duhura. /Telegrafi/

https://youtu.be/LvgDK1QMF-I

Exit mobile version