Site icon Telegrafi

Brenda kampit stërvitor të Tyson Furyt – aty ku po zhvillohen stërvitje intensive për trilogjinë me Deontay Wilderin

Tyson Fury është duke u përgatitur shumë për trilogjinë ndaj Deontay Wilderit që zhvillohet në muajin korrik.

Kampioni i peshave të rënda në wBC do të takohet me amerikanin më 24 korrik, aty ku do të përcaktohet përfundimisht se kujt i takon rripi i artë.

Sipas partnerit të tij në stërvitje, Dimtriy Salita, The Gypsy King është më përgatitur se kurë më parë që të takohet me Wilderin në T-Mobile Arena në Las Vegas.

 

Se është i gatshëm, e tregojnë edhe disa video të tij që publikuar në rrjetin Instagram, aty ku shihet duke u stërvitur në intensitet të lartë.

Tyson duket se dëshiron të marrë edhe një fitore të dytë ndaj Bronze Bomberit, pasi takimi i tyre i parë kishte përfunduar me barazim.

Edhe pse britaniku dëshironte të përballej me Anthony Joshuan për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda, kjo nuk iu lejua shkaku që kishte marrëveshje me Wilderin për të zhvilluar trilogjinë. /Telegrafi/

Exit mobile version