Khvicha Kvaratskhelia po cilësohet si një nga yjet e Euro 2024.
Ylli i Napolit shënoi një gol për Gjeorgjinë në fitoren 2-0 ndaj Portugalisë.
Rezultati i ndihmoi debutuesit në Euro të arrinin në 16-shen e fundit, pavarësisht se ishin skuadra me renditjen më të ulët në kompeticion.
Anësori ka kërkuar të largohet nga Napoli dhe ka tërhequr interes nga Newcastle United, Paris Saint-Germain dhe Chelsea.
Megjithatë, jeta e tij jashtë futbollit është tejet interesante.
23-vjeçari ka lindur në Tbilisi të Gjeorgjisë dhe është quajtur “Kvaradona” sipas legjendarit Diego Maradona.
Ai është djali i ish-futbollistit të Azerbajxhanit, Badri Kvaratskhelia.
Në vitin 2022, zbuloi se po takohej me studenten e mjekësisë, Nitsa Tavadze.
Çifti u martua në manastirin Samtavro të Mtskheta në tetor 2023.
Nitsa ndërkohë ka qenë në Euro 2024, duke treguar mbështetjen e saj për Kvaratskhelia teksa ai luan për Gjeorgjinë.
Pavarësisht se tani është e martuar, ajo ka mbetur në Gjeorgji për të vazhduar me profesionin e saj, por që menaxhojnë marrëdhënien e tyre edhe nga distanca.
Thuhet se të dy pëlqejnë një mënyrë jetese të thjeshtë. /Telegrafi/