Leonardo Di Caprio mund të mos jetë fitues i çmimit Oscar, por ai ka diçka që të tjerë aktorë ndoshta nuk e kanë.
Ishulli i tij privat në brigjet e Belizesë, i quajtur Blackadore Caye, është një ishull në pronësi të aktorit Leonardo Di Caprio.
Edhe pse i shkretë dhe pa asnjë banor, ky ishull ka filluar të transformohet në një parajsë dedikuar për vet aktorin, shkruan Telegrafi.
Në 30 vitet e ardhshme, ky ishull do të transformohet në atë mënyrë që të ketë botë bimore më të zhvilluar dhe energji të ripërtëritshme natyrale të bazuar në energji solare dhe me anë të ujit.
Leonardo në këtë ishull thuhet të ketë qenë me një peshkatar i cili e shfrytëzonte për peshkim dhe nevoja personale, teksa shkatërrimi i botës bimore dhe shtazore, lënia djerrë besohet se e ka shtyrë atë ta blejë ishullin.
Revitalizimi i ishullit pritet të përfundojë në vitin 2018 dhe do të ketë rregulla strikte për vizitorët e tij. /Telegrafi/