Telegrafi

Brenda “Ishujve të Murtajës” në Stamboll

Si shumë vende të botës, Turqia është goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbi 100 mijë raste janë regjistruar në vend, me shumicën dërrmuese të regjistruar në Stamboll.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që qyteti i madh i Turqisë është shkatërruar nga një shpërthim i sëmundjes.

Rreth vitit 540 të erës sonë, Stambolli, i njohur si Kostandinopojë në atë kohë, u bë “viktimë” e një prej shpërthimeve më të këqija të “Vdekjes së Zezë”, duke rezultuar me vdekjen e mijëra njerëzve çdo ditë.

Kur u godit me një shpërthim tjetër në shekullin e 16-të, shumë njerëz u larguan nga qyteti, disa duke zgjedhur të strehohen në “Ishujt e Princave”, të vendour rreth një udhëtimi me varkë 90-minuta larg nga qendra e Stambollit.

Është e lehtë ta kuptosh pse ky grumbull me nëntë ishuj në Detin Marmara do të dukeshin si toka e premtuar ndërsa qyteti po shkatërrohej nga një pandemi tjetër.

Jo vetëm ishujt idilikë, nga të cilët Buyukada dhe Heybeliada janë më të njohurit që ofrojnë një lehtësim nga energjia e furishme e Stambollit, vizitorët e parë nuk e menduan që do të udhëtonin një “shekull mbrapa” në këtë vend.

Ndërsa rrugët e dendura të Stambollit po përzihen me trafikun, në këto vende makinat janë të ndaluara dhe ritmi është shumë më i ngadaltë.

“Ishujt e Princave” mbeten edhe sot strehë e njohur për ata që duan të shpëtojnë qytetin sot – pavarësisht arsyeve të ndryshme.

Ata që vizitojnë këto vende vijnë të marrin peisazhet e bukura të ishujve, pasi do të mrekullohen me shtëpitë e bukura të shekullit 19-të, si dhe arkitekturën e stilit otoman të Buyukada dhe Heybeliada. /Telegrafi/