Telegrafi

Brenda hotelit luksoz të Cristiano Ronaldos (Foto)

Cristiano Ronaldo është duke e rritur markën e tij, ai ka hapur një hotel të ri në qytetin e tij të lindjes, Funchal.

Hoteli është ndërtuar në bashkëpunim me Pestana Group, ky është i pari, ndërsa tre të tjerë do të pasojnë në Lisbonë, Madrid dhe New York.

Lexo po ashtu Ronaldo dhe Messi shokë? Nuk e besoni sa pranë njëri - tjetrit po i kalojnë pushimet (Foto)

Hoteli në Funchal ka 49 dhoma, ndërsa në total katër hotelet do të kushtojnë 75 milionë euro.

Sipas Forbes, ylli i Real Madridit është sportisti më i paguar në botë pasi fitoi 88 milionë dollarë në vitin e kaluar. /Telegrafi/