Site icon Telegrafi

Brenda flotës ajrore 500 milionëshe të Abramovich, ku përfshihet edhe ‘Bandit’ që ka sistemin e sigurisë së ‘Air Force One’

(Fotomontazh: Getty Images/Alamy/Jet Aviation/Boeing)

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, posedon një flotë prej tre aeroplanësh në vlerë prej 500 milionë funtesh (570.5 milionë euro), ku përfshihet edhe aeroplani i modifikuar që mban nofkën “Bandit”.

‘Boeing 767-33A ER’, i cili ka pësuar një ndryshim drastik në dizajn, qëndron i vendosur në objektin e aviacionit Harrods në aeroportin londinez, Stansted.

(Foto: Jet Aviation)

Aeroplani është vendosur në Londër në vitin 2004, kur edhe Abramovich e mori drejtimin e Chelseat. Pasaniku rus e mori dhe e shndërroi në një aeroplan presidencial.

Jo vetëm për dekorimin e brendshëm luksoz, por edhe për sistemin e instaluar të sigurisë, i cili ka të njëjtin sistem të shmangies së raketave sikur aeroplani i presidentit të SHBA-ve (‘Air Force One’).

(Foto: Jet Aviation)

Brendia e aeroplanit të jep ndjesinë e një pallati në qiell. Një sallë banketi që ka vend për 30 persona shoqërohet me një kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një krevat të dyfishtë. Metalet e vlefshme dhe veshja interesante prej druri e bëjnë një interier me stil, derisa sistemi i komunikimit dhe sigurisë janë modernë.

(Foto: Jet Aviation)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roman Abramovich

Besohet se vetëm për rregullimet dhe modifikimet e dizajnit të këtij aeroplani, Abramovich ka shpenzuar 200 milionë funte (228 milionë euro), ndërsa vlera aktuale e aeroplanit është rreth 240 milionë funte (274 milionë euro).

(Foto: Jet Aviation)

Aeroplani i parë, të cilin e ka blerë ka qenë ‘Boeing Business Jet’ në vlerë prej 66 milionë funtesh (75 milionë euro). Atë e kishte blerë kur punonte si guvernator në Chukotka Autonomous Okrug.

Abramovich e bleu këtë aeroplan për t’i pasur më të lehta udhëtimet (Foto: Alamy)

Ndërsa më vonë e ka blerë ‘Boeing 767-300’ në vlerë prej 55 milionë funte (62.5 milionë euro)  – më lerë se Alvaro Morata – ndërsa natyrisht se pas modifikimeve të bëra, shpenzimet për të janë rritur. /Telegrafi/

(Foto: Boeing)

 

‘Boeing 767-300’ ka vlerë 55 milionë funte (Foto: Alamy)

 

(Foto: Boeing)

 

(Foto: The Sun)
Exit mobile version