Telegrafi

Brenda festës së Tyson Furyt, pas fitores spektakolare ndaj Deontay Wilderit në Las Vegas

Tyson Fury ka organizuar një festë të madhe, pasi triumfit ndaj Deontay Wilderit me nokaut në Las Vegas.

Gypsy King u rikthye në majat e boksit, duke fituar nga amerikanit, por edhe duke i marrë titullin WBC në peshat e rënda.

Britaniku shpërtheu në mëngjesin e sotëm në MGM Arena, duke e dominuar takimin nga fillimi e deri në raundit e shtatë, aty ku gjyqtari u detyrua ta ndërpriste rimeçin.

Foto: The Sun

Wilder nuk arriti të vazhdonte më dhe ishte gjakosur keq në buzë dhe në vesh, për ta humbur kështu titullin dhe për të pësuar humbjen e parë në karrierë.

Lexo po ashtu Renditja e re në peshat e rënda në boks: Fury rikthehet në krye  

Pas kësaj ngjarje të madhe, Fury organizoi një festë të madhe për stafin dhe miqtë e tij, e që nga aty nuk munguan edhe fotografi.

Kujtojmë se britaniku dhe amerikani kanë një marrëveshje për të zhvilluar përballjen e tretë, mirëpo në anën tjetër pret edhe Anthony Joshua, që dëshiron t’i fitojë të gjithë titujt e kampionit të botës në peshat e rënda. /Telegrafi/

Foto: The Sun
Foto: The Sun
Foto: The Sun