Këngëtarja e njohur Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj Robert Berisha ditë më parë festuan dy vjetorin e lindjes së vajzës së tyre Rene.
Me këtë rast, Nora kishte përgatitur një festë të veçantë me plot të ftuar, familjarë dhe shoqëri, të cilët u gjendën pranë Renesë në dy vjetorin e saj.
Në festën e organizuar nuk munguan ëmbëlsirat, torta e madhe si dhe dekoret rozë të përgatitura enkas për të voglën Rene.
Kjo festë është mbajtur në një nga lokalet e “Marigona Rezidence”, të cilët kanë sjell përmes disa fotografive atmosferën që mbizotëroi në festë. /Telegrafi/