Telegrafi

Brenda festës së ditëlindjes të Era Istrefit për ditëlindjen e 29-të

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen.

E lindur më 4 korrik të vitit 1994, bukuroshja mbush plot 29 vite jetë.

Asaj me këtë rast i është organizuar një festë, ku shihet me familjen dhe shoqërinë.

 

Artistja e famshme shfaqet e veshur me një kostum dypjesësh ngjyrë blu, teksa mbante në duar një buqetë me trëndafila.

Lexo po ashtu Era Istrefi konfirmon lidhjen me Amir Rrahmanin, shfaqet dorë për dore me futbollistin

Biondja flokët i kishte lënë të lëshuara dhe në disa video shihet duke fryrë qirinjtë e një torte.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta këto ditë ka qenë në vëmendje të publikut pasi u përfol për një lidhje të re dashurie.

Era tashmë ka konfirmuar lidhjen me kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanin. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram