Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka festuar dje (e martë) ditëlindjen e saj të 25-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Aktualisht, këngëtarja ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë, dhe pret që në pak muaj të bëhet nënë për herë të parë.
Me rastin e ditëlindjes, për këngëtaren ishte organizuar një festë e madhe, me plot të ftuar dhe dekore interesante.
Nga disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Myrtezaj shfaqet shumë e lumtur në mes tullumbacesh dhe ambientit të rregulluar në ngjyrën rozë.
Prania e bashkëshortit, aktorit Bes Kallaku në festë, i shtonte edhe më shumë buzëqeshjen këngëtares shqiptare.
Në këtë festë, ajo kishte veshur një fustan blu me shkronja, i i cili vinte mjaft mirë në pah linjat e këngëtares. /Telegrafi/