Telegrafi

Brenda festës luksoze të Samanta Karavellës për ditëlindjen e 30-të

Samanta Karavella ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen e 30-të.

Artistja, që shuhet për projektet e hitet e shumta, ka organizuar një festë të veçantë me miqtë e saj.

Në bazë të imazheve e videove që janë publikuar në rrjetet sociale, në festën e Samantës të pranishëm kanë qenë edhe artistët: Enca Haxhia, Olti Curri, Ardit Çuni etj.

Në një prej pamjeve, këngëtarja Karavella shfaqet duke interpretuar një prej projekteve të njohura të saj e duke u argëtuar me miqtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duket se shokët janë përkujdesur për çdo detaj që të duket më bukur dhe më unike për artisten.

Samanta Karavella (Foto: Instagram)

Përveç kësaj, Samanta është pjesë e estradës për më shumë se disa vite dhe numëron projekte tejet të suksesshme.

“Na e dina”, “Vonë”, “Ti se din se”, “Pafundësi”, “Golosa”, “Humbur”, “Le të jetë”, janë vetëm disa nga këngët e njohura të saj. /Telegrafi/