Ndërsa Evropa përballet me një mungesë vaksinash dhe qeveritë po përplasen se kush çfarë të merr, një kompani në veri të Uellsit po prodhon vaksina vetëm për popullsinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vendin ku pothuajse i gjithë furnizimi AstraZeneca i Mbretërisë së Bashkuar vjen përmes atje.
Është vendi ku vaksina futet në “shishka sterile”, inspektohet dhjetëra herë dhe dërgohet për shpërndarje.
Kryeministri Boris Johnson e quajti atë një “shpëtimtar të njerëzimit” dhe është e drejtë të thuhet se stafi brenda po ndjen presion të madh – dhe krenari – nga roli i tyre në programin e vaksinimit.
Ndryshe, të enjten Mbretëria e Bashkuar regjistroi edhe 63 vdekje të njerëzve që kishin rezultuar pozitivë për COVID-19 në 28 ditët e fundit, dhe 6,397 raste të reja, treguan të dhënat zyrtare.
Sipas të dhënave, 63 vdekjet ditore ishin ndryshe nga 98 të regjistruara një ditë më parë, duke vazhduar trendin në rënie të fataliteteve.
Shëndeti Publik i Anglisë gjithashtu tha se 28.99 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të një vaksine. /Telegrafi/