Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve janë arrestuar katër persona në qytete të ndryshme për dhunë në familje.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, fshatin Talinovc të komunës së Ferizajit dhe fshatin Vraniq të Suharekës.
Detaje nga raporti i policisë:
Fushë Kosovë 07.12.2020-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 07.12.2020 – 17:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht të atin e tij mashkull kosovar. Dyshohet se i dyshuari ka probleme psikike. I dyshuari është dërguar në Klinikën Psikiatrike, por ka refuzuar të qëndroj aty. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Fsh. Talinovc, Ferizaj 07.12.2020 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILJARE
Fsh. Varniq, Suharekë 06.12.2020 – 13:50. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/