Në familjen e artistëve shqiptarë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, sot (e mërkurë) kremtohet një ditë e veçantë. Kjo pasi vajza e tyre, Renee, feston katër vjetorin e lindjes, dhe me këtë rast çifti e kanë uruar atë në rrjetet sociale.
Me anë të disa videove që Nora ka ndarë me ndjekësit në Instagram, shihet se ajo i ka organizuar një festë të veçantë vajzës së saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe dhuratat.
Në këtë ditë të rëndësishme për Reene nuk ka munguar edhe urimi i tezes, Era e cila thotë fjalët më të mira për vogëlushen.
“Shumë urime ditëlindjen mbesës sime princeshë Renee. Jam shumë e lumtur dhe krenare për ty! Shpresoj ta dish sa shumë të dua engjëll i vogël”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Nora dhe Roberti janë të martuar prej vitesh dhe nga kjo martesë kanë vetëm një vajzë.
Ata po vazhdojnë të jenë të angazhuar në karrierën e tyre muzikore, të cilët sjellin projekte të njëpasnjëshme dhe mjaft të pëlqyera nga publiku. /Telegrafi/