Këngëtarja e njohur feston sonte (e shtunë) ditëlindjen e saj të 32-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.
Më këtë ditë të veçantë, këngëtarja ka vendosur që të organizojë një ceremoni të veçantë me të ftuar miqtë e saj më të afërt.
Në disa fotografi të publikuara në InstaStory, Fjolla zbulon për fansat ambientet e vendit ku ajo po kremton ditëlindjen e saj të 32-të.
Muzikë, ëmbëlsira e dekore fantastike nuk mungojnë në mbrëmjen e Fjollës, të rezervuar vetëm për personat e afërt.
Këngëtarja Morina është mjaft aktive në tregun muzikor, ndërsa pritet që në muajt në vazhdim të publikojë projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/