Telegrafi

Brenda ditëlindjes së 35-të, të reperit Getoar Selimi (Foto)

Ditë më parë, reperi i njohur Getoar Selimi ka festuar ditëlindjen e tij të 35-të.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët e familjarët tij.

Lexo po ashtu Albert Krasniqi dhe shokët tjerë befasojnë Getin në Tiranë me darkë dhe torte speciale (Foto)

Në ditën e tij të veçantë, Geti kishte organizuar një darkë për miqtë e tij më të mirë të labelit Babastars.

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa fotografi, përmes së cilave i ka prezantuar ndjekësit me festën e tij të ditëlindjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ditëlindjen e tij të fundit si beqar, Geti kishte vendosur që ta festonte këtë herë në mesin e miqve të tij të ngushtë, në një darkë luksoze, ku nuk munguan as detajet më të vogla. /Telegrafi/