Telegrafi

Brenda dhomës së bukurisë së Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e parë e ardhshme do të ketë një hapësirë të veçantë për t’u dukur e mrekullueshme.

Melania Trump duket gjithmonë e përsosur në daljet e saj publike. Ajo do të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e tyre në Washington, e megjithatë për ato herë kur do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, po bëhet gati një dhomë e veçantë vetëm për përgatitjet e saj përpara daljeve publike.

“Do të ketë patjetër një dhomë të veçantë për flokët, grimin dhe gardërobën e saj”, thotë grimerja e besuar e Melania Trump prej vitesh, Nicole Bryl.

Ajo kujdeset për një sërë klientësh të rëndësishëm, mes tyre familja Rockefeller.

“Melania dëshiron të ketë një dhomë me ndriçimin më të mirë të mundshëm, që puna e ekipit tonë për kurimin e imazhit të saj të jetë e përsosur.”

Regjimi i bukurisë i ish-modeles 46-vjeçare është shumë i përpiktë.

“Grimi i Melania-s kërkon rreth një orë e 15 minuta, pa asnjë lloj shpërqendrimi”, thotë Bryl.

Nëse do që pamja e saj të mos lëvizë gjatë gjithë ditës, duhet pak më shumë kohë dhe punë.