Site icon Telegrafi

Brenda avionit privat 13 milionë eurosh të Lionel Messi

Avioni luksoz 12 milionë funtash apo 13 milionë eurosh është mjeti i përsosur për transport për një yll siç është Lionel Messi.

Ky avion është bërë nga një kompani në Argjentinë dhe është projektuar enkas për futbollistin e Barcelonas, Messin dhe familjen e tij.

Ai krenohet me një numër karakteristikash të jashtëzakonshme që përmban avioni, përfshirë këtu edhe kuzhinën e shumë të veçantë.

Avioni privat i Lionel Messi (Foto: Twitter)

Ka vend është i mjaftueshëm për 16 persona, ndërkohë që karriget mund të palosen dhe të shndërrohen në tetë shtretër.

Për të arritur gjërat kryesore, shkallët përmbajnë emrin e Messit dhe të familjes së tij – gruaja Antonella dhe fëmijët Thiago, Ciro dhe Mateo.

Sidoqoftë, avioni – i cili gjithashtu ka numrin e tij 10 në bisht – nuk është në pronësi të superyllit, përkundrazi ai e jep me qera.

Avioni është një “Gulftream V”, i prodhuar më 2004.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet luksoze të avionit të Messi:

Brenda avionit privat të Lionel Messi (Foto: Twitter)

 

Brenda avionit privat të Lionel Messi (Foto: Twitter)

/Telegrafi/

Exit mobile version