The Weeknd tashmë shquhet për hitet e tij, i cili po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar në karrierë dhe natyrisht se përfitime të mëdha ka arritur falë sukseseve të shumta në muzikë.
I njëjti sapo është zhvendosur në një apartment luksoz në Beverly Hills, ndërkohë që vendi i tij i ri është i sigurt që do të mbushet me zogj.
Burime të brendshme tregojnë se ylli i “Starboy” ka shpenzuar afro 25 milionë dollarë apo (22 milionë euro).
Ky ‘penthouse’ me katër dhoma gjumi është 8.215 metra katrorë. Ka pamje të mrekullueshme të qytetit, kodrave dhe oqeanit, dhe ju mund t’i shikoni të gjitha përmes dritareve të mëdha prej xhami, ose katër ballkoneve të tërhequra në çdo cep.
Kuzhina është krijuar me porosi nga Antonio Citterio dhe ka një palestër po ashtu- një mënyrë perfekte për të filluar mëngjesin.
Për më shumë shikoni pamjet përrallore brenda këtij apartmenti:
/Telegrafi/