Telegrafi

Brenda apartamentit më të vogël në New York

Një përdorues i TikTokut, i tregoi botës sesi në fakt jeton në apartamentin e tij të vogël në New York.

Videoja 46-sekondëshe që u publikuar nga AJ Webber – ai ofroi një vizitë brenda apartamentit të tij në Manhattan, duke i treguar botës sakrificën që e ka bërë për të jetuar në mollën e madhe.

Pamjet u bën virale brenda natës dhe nxitën debat mes përdoruesve të shumtë të kësaj platforme, transmeton Telegrafi.

“Ja si duket jeta brenda apartamentit më të vogël në New York”, dëgjohet Webber duke thënë para kamerës.

Ai hap derën dhe brenda dhomës, ka tualetin, hapësirën për ndejë, kuzhinën e raftet për palosjen e artikujve të ndryshëm ushqimor.

Brenda i mungonte shporeti që e kishte zëvendësuar me një mikrovalë për shkak të mungesës së hapësirës, dhe posedonte një mini-frigorifer. Madje bëri të ditur se ka vetëm një gotë dhe një pjatë. /Telegrafi/

@ajwebber#nyc #livinglikerockstar #carbohydrates

♬ original sound – AJ