Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, tregohet gjithmonë shumë e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit disa pamje nga ambienti i saj luksoz në vilën e saj personale në Los Angeles të Kalifornisë.
Bebe Rexha duket se e ka dekoruar mjaft me shije ambientin e saj për fundvit, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të dhomës së ndenjës në InstaStory.
Mbi të gjitha, ajo ka fokusuruar një nga dekorimet e bredhit të saj, i cili ka një stoli të personalizuar ku shkruan “Bebe dhe Bear Rexha”.
Me Bear, ajo i referohet qenit të saj, të cilin Rexha e ka pagëzuar me këtë emër.
“Mos u shqetësoni për rrëmujën”, ka shkruar 31-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë, duke dashur kështu të zhvendosë vëmendjen e fansave vetëm në dekoret e shtëpisë së saj.
Bebe Rexha përndryshe ka përfunduar xhirimet e klipit të ri “Sabotage”, i cili pritet të publikohet së shpejti për fansat. /Telegrafi/