Këngëtarja e famshme Rihanna ka blerë së fundmi një shtëpi të re.
Është bërë e ditur se 29-vjeçarja ka investuar 6.8 milionë dollarë për të blerë këtë shtëpi, pamja e së cilës është vërtet përrallore.
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe imazhe të cilat prezantojmë ambientet luksoze të saj.
Një hapësirë prej 7000 metrash katrorë, me plot gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë banjo e karakterizojnë shtëpinë më të re të këngëtares nga Barbadosi.
Normalisht që një shtëpie të tillë kaq luksoze nuk i mungojnë edhe: palestra, dhomat për bilardo, një teatër filmi, pishina dhe një oborr i madh.
Tash e disa muaj, Rihanna është në lidhje dashurie me miliarderin Haasan Jammel. /Telegrafi/