Site icon Telegrafi

Brenda aeroplanit ishte shumë nxehtë, udhëtari hapi derën emergjente për ta ajrosur (Foto)

Udhëtari i njohur vetëm si Chen, e ka aktivizuar aksidentalisht rrëshqitësen për emergjenca, derisa aeroplani po bëhej gati të nisej nga një aeroport i Kinës.

Sipas tij, brenda ishte shumë nxehtë dhe atmosferë e ngjeshur, andaj e hapi derën emergjente për pak ajër të pastër, transmeton Telegrafi.

Atë e ka shoqëruar policia dhe pasi është marrë në pyetje, e dënuan me 15 ditë ndalim.

Kompania ajrore u ka kërkuar falje udhëtarëve, duke iu premtuar se do t’ju sigurojë kompensim për udhëtimin e vonuar. /Telegrafi/

Exit mobile version