Telegrafi

Brenda 24 orëve u shënuan 25 aksidente në Kosovë

Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsejtë 25 aksidente, prej tyre 12 me të lënduar dhe 13 me dëme materiale.

Po ashtu gjatë këtij 24 orësh, policia ka shqiptuar 1052 tiketa trafiku, ka arrestuar 10 persona ku prej tyre 9 janë dërguar në mbajtje.

Duhet kujtuar që gjatë ditëve të fundit pati apele të shumta nga policia për kujdes të shtuar në trafik, në mënyrë që të ketë shmangie të aksidenteve të cilat shpesh herë janë edhe fatale. /Telegrafi/