Tre persona janë gjetur pa shenja jete ditën e shtunë në Fushë Kosovë, Istog dhe Malishevë.
Policia njofton se rastet janë duke u hetuar dhe se me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për Obduksion, transmeton Telegrafi.
Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të policisë:
“Bresje-Fushë Kosovë, 28.10.2023-16:30. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante policore kanë dal në vendin ngjarjes , me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Lubozhdë-Istog, 28.10.2023-13:00-19:30. Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Malishevë,28.10.2023-10:47. Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”./Telegrafi/