Telegrafi

Brenda 24-orëve shqiptohen 870 tiketa trafiku

870 tiketa të trafikut janë shqiptuar gjatë 24-orëve të kaluara nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh, kanë ndodhur 37 aksidente, prej të cilave 24 janë të lënduar dhe një aksident me fatalitet.

Gjithashtu, janë bërë 13 arrestime, prej të cilave 12 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/