Site icon Telegrafi

Brenda 24 orëve kanë ndodhur 51 aksidente, dy me fatalitet

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve kanë ndodhur 51 aksidente.

Sipas raportit policor prej tyre dy aksidente me fatalitet, 14 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente pa të lënduar.

Policia thekson se janë shqiptuar 1,306 tiketa trafiku, janë bërë 17 arrestime ku 13 persona janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.

Ndryshe Policia e Kosovës u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që të ulet numri i ngjarjeve aksidentale dhe ulja e vdekshmërisë në komunikacion rrugor.

“Duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version