Telegrafi

Brenda 24 orëve 1246 gjoba në Kosovë

Një mijë e 246 gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Kosovës.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“38 aksidente kanë ndodhur të enjten, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 12 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 26 pa të lënduar. Janë arrestuar 33 persona, 19 janë dërguar në mbajtje, kurse tre në vuajte të dënimit”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/