Site icon Telegrafi

Bregu i Diellit dhe Aktashi do të mbesin pa ujë 15 ditë

Për 15 ditë rresht duke filluar nga sot dy lagjet kryesore të Prishtinës “Aktash” dhe “Bregu i Diellit” zona qendër, do të kenë ndërprerje të ujit nga dy deri në tri orë në ditë.

Ky është njoftimi që ka dhënë sot kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”.

“Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për këto dy zona të kryeqytetit për gjithsej 15 ditë, janë të ndërlidhura me punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujit, me ç’rast, duke filluar nga dita e sotme ekipet teknike të KUR ”Prishtina” do të fillojnë me eliminimin e rrjetave të vjetra të ujësjellësit që janë ende në funksion, për t’i funksionalizuar rrjetat e reja që janë instaluar kohëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina”, kërkon mirëkuptim nga ana e banorëve të këtyre zonave. /Telegrafi/

Exit mobile version