Site icon Telegrafi

Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Në Britani të Madhe është duke u përgatitur vendosja dhe stolisja e bredhit më të madh, i cili do të jetë 35.5 metra i lartë dhe do të shtrihet në një hapësirë prej 2 kilometra.

Ky bredh i shumëpërfolur do të vendoset në Sussex, ku do të stoliset me 1.800 llamba led që shpenzojnë shumë pak energji elektrike, transmeton Telegrafi.

Bredhit zyrtarisht do t’i ndizen dritat më 24 nëntor, dhe ftohen qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni që më së shumti i gëzohen fëmijët.

E përveç bredhit, do të vendosen edhe shumë dekorime tjera që kanë të bëjnë me festat e fundvitit, dhe që po konsiderohet ky qytet britanik si atraksion turistik.

Një bredhë i përmasave të tilla është propozuar që të vendoset edhe në Londër, por mbetet të shihet nëse do të ndodhë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version