Site icon Telegrafi

Bredhi 22 metërsh që do të vendoset në New York, ka 50 mijë poça LED dhe yllin Swarovski me tre milionë kristale

Në qendrën ikonike Rockfeller ka arritur bredhi i Krishtlindjes në New York, duke sinjalizuar fillimin e sezonit të festave të fundvitit në “Mollën e Madhe”.

Bredhi 22.5 metra i marrë në një zonë malore në Norvegji, është sjellë nga Massachusetts dhe është vendosur në Manhattan me ndihmën e një krani, transmeton Telegrafi.

Për dekorimin e bredhit do të përdoren tetë kilometra drita me mbi 50 mijë poça LED me ngjyra të ndryshme. Në majën e bredhit si në formë kurore do të vendoset edhe ylli Swarovski me tre milionë kristale që do ta shndrisin.

E ceremonia e ndezjes se bredhit është paraparë të mbahet më 4 dhjetor, ku mijëra qytetarë do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Pas largimit të bredhit me përfundimin e festave të fundvitit, do të dërgohet në një fabrikë për përpunimin e drurit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version