Telegrafi

Braziliania bën tatuazh të bardhën e syve – publikon procesin në TikTok derisa i injektohet boja e zezë me shiringë

Një grua braziliane ka tronditur rrjetin pasi shpërndau video të saj duke i bërë tatuazh kokërdhokët e syze me ngjyrë të zezë, duke shkaktuar zemërim nga shikuesit të cilët kanë paralajmëruar se mund të ‘verbohet’.

Kiki Mary nga Brazili, tronditi përdoruesit kur postoi një video të saj duke bërë tatuazh të bardhën e syve me bojë të zezë, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar në TikTok ajo tregon për së afërmi këtë proces. Në një momenti artistja shihet derisa ia injekton bojën e zezë me një shiringë.

@kikiimary EYEBALL TATTO PART 2 #eyeballtattoo #tatuagem ##saopaulo##sp##sampa##kikimary##kikiimary##kikiiimary##aguavivahair##eyeballcamomila##tattoo##tatoogirl ♬ Creepy Clusters – Apollo Nove

Përdoruesit u tmerruan nga pamjet derisa disa pyesnin pse Kiki do të rrezikonte të ‘verbohej’.

Një përdorues tha: Pse?

Një tjetër pyeti: Pse po i prish sytë e tu të bukur natyralë?

“Pse po rrezikon të verbohesh”, tha një përdorues tjetër. /Telegrafi/