Një rekord i ri botëror është shënuar në Sao Paulo të Brazilit nga Ibere Thenerio dhe Mari Fulfaro, drejtues të kanalit edukativ në Youtube, Manual du Mundo.
Me ndihmën e 16 personave të tjerë, ata kanë ndërtuar një kullë 238 metra të lartë vetëm me “shkopinjë druri”.
“Pjesa më sfiduese ishte ngritja e kullës”, tha Thenorio.
Kjo për faktin se, ajo është shumë e gjatë, dhe ka lidhje të brishta që mund t’i rrëzojë edhe era. Madje, thuhet se ajo u rrëzua tri herë para se të ngritej në këmbë.
Kjo strukturë jo vetëm që shënoi një rekord të ri botëror, por gjithashtu tregoi aftësitë e brazilianëve për të sjellë një ide kreative në jetë. /Telegrafi/