Telegrafi

Brazili thotë se Apple nuk mund të vazhdojë të shesë iPhone-a që nuk vijnë me karikues

Qeveria braziliane nuk është e kënaqur me vendimin e Apple për të ndaluar përfshirjen e karikuesve duke filluar me lansimin e iPhone 12 dhe është përgjigjur duke pezulluar shitjet lokale të iPhone-ve që nuk vijnë të paketuar me karikues.

Përveç ndalimit të disa shitjeve të iPhone, Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike e Brazilit urdhëroi gjithashtu Apple të paguante një gjobë prej rreth 2.3 milionë dollarë dhe anuloi regjistrimin e iPhone 12 në Anatel, agjencia e telekomunikacionit e Brazilit që është e ngjashme me FCC-n, transmeton Telegrafi.

Ndalimi i Brazilit vjen përpara eventit të Apple “Far Out”, ku pritet ta prezantojë iPhone 14 i ri (që ka gjasa të mos jetë i pajisur me një karikues).

Sipas gazetës braziliane “Folha de S.Paulo”, iPhone 12 mbetet ende në shitje në Brazil përmes faqes së internetit të Apple.

Apple tha se do të apelonte vendimin në një deklaratë të lëshuar për Reuters.

“Ne kemi fituar tashmë disa vendime gjyqësore në Brazil për këtë çështje dhe jemi të bindur se klientët tanë janë të vetëdijshëm për opsionet e ndryshme për karikimin dhe lidhjen e pajisjeve të tyre”, tha Apple. /Telegrafi/