Site icon Telegrafi

Brazili përfshihet nga epidemia e etheve të verdha

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka porositur 11.5 milionë doza të vaksinës për ethet e verdha.

Sëmundja ka shënuar shpërthimin më të madh në këtë vend qysh në vitin 2000.

Shtatëdhjetë raste, përfshirë 40 vdekje janë konfirmuar.

Shumica e tyre janë në zonat rurale të shtetit Minas Gerais.

Mbi 300 raste janë duke u hetuar, raporton Rel.

Ethet e verdha mund të jenë potencialisht fatale dhe transmetohen nga mushkonjat.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje dhe të vjella. Sëmundja mund të shkaktojë dështimin e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe gjakderdhje.

Guvernatori i Minas Gerais ka shpallur 180 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme.

Exit mobile version