Site icon Telegrafi

Brazili nuk do ta dorëzojë Robinhon në Itali për të vuajtur dënimin me burg, braziliani është ‘zhdukur’ pas vendimit të gjykatës

Futbollisti brazilian në pension Robinho, një ish-yll i madh i futbollit me 100 paraqitje për kombëtaren, u dënua me nëntë vjet burg në Itali për përdhunim pasi apeli i tij u refuzua.

Aktualisht ai ndodhet në Brazil, ose më saktë, kështu mendohet. Përkatësisht, Robinho u zhduk pasi u urdhërua arrestimi i tij.

Së bashku me Robinhon, u dënua edhe miku i tij Ricardo Falco, i cili në vitin 2013 mori pjesë në përdhunimin në grup të një femre në një klub të natës në Milano, Sio Cafe.

Robinho u dënua pesë vjet më parë dhe pas apelit të tij, gjyqi përfundoi vetëm në tetor të vitit të kaluar.

Vendimi aktual është i formës së prerë dhe nuk ka më mundësi apelimi dhe sipas Kodit Penal Italian, vuajtja e dënimit me burg duhet të fillojë menjëherë.

Lexo po ashtu Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Robinhon - nëntë vite burg për përdhunimin e shqiptares

Brazili pothuajse kurrë nuk i ekstradon qytetarët e tij, ndaj u mor vendimi që Robinho të mund të lihej, por të mos lejohej të largohej nga kufijtë e vendit.

Përdhunimi për të cilin akuzohet ish-ylli i futbollit ka ndodhur në vitin 2013 në një klub nate të famshme të Milanos, në të kanë marrë pjesë gjithsej gjashtë përdhunues, por vetëm Robinho dhe një tjetër janë dënuar.

Lexo po ashtu E përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare dhe autoritetet italiane e duan ekstradimin e tij - Robinho tenton t'i rikthehet futbollit

Në mbrojtje të tij, Robinho pretendoi se nuk kishte asnjë provë që viktima nuk pranonte seksin dhe se ajo kishte konsumuar alkool vullnetarisht. Besueshmëria e fjalëve të tij humbet ndjeshëm vlerën e saj sepse dihet se në vitin 2009, ndërsa luante për Manchester Cityn, Robinho ishte akuzuar për përdhunim, por akuzat u hodhën poshtë në atë kohë.

Robinho e filloi karrierën e tij në Santos, nga i cili kaloi në Real Madrid, e më pas në Manchester City dhe Milan.

Vitet e fundit ka luajtur në Kinë, Turqi dhe Brazil dhe klubi i fundit për të cilin ka luajtur para se të kthehej në vendlindje ishte Basaksehir nga Stambolli./Telegrafi/

Exit mobile version