Një gjykatë brazilian e gjobiti të enjten kompaninë Apple Inc me 19 milionë dollarë dhe vendosi që karikuesit e baterive duhet të vijnë me iPhone të rinj që shiten në vend.
Gjykata shtetërore e Sao Paulos vendosi kundër Apple në një padi, të ngritur nga shoqata e huamarrësve, konsumatorëve dhe taksapaguesve, që argumentonte se kompania kryen praktika abuzive duke shitur produktin e saj kryesor pa karikues, transmeton Telegrafi.
Apple tha se do të apelojë vendimin.
Më parë, firma e teknologjisë argumentoi se praktika kishte për qëllim reduktimin e emetimeve të karbonit.
“Është evidente se, me arsyetimin e ‘iniciativës së gjelbër’, i pandehuri i imponon konsumatorit blerjen e kërkuar të përshtatësve të karikuesit që janë furnizuar më parë së bashku me produktin”, thuhet në vendimin e gjykatës. /Telegrafi/