Telegrafi

Brazili fiton me përmbysje në udhëtim te Venezuela, Argjentina vetëm barazim me Paraguain

Brazili ka vazhduar me fitore në kudër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Ekipi kombëtar i udhëhequr nga trajneri Tite ka triumfuar në udhëtim te Venezuela me rezultat 1-3.

Vendasit kishin kaluar të parët në epërsi pas 11 minutave lojë, kur Ramirez shënoi për ta.

45 minutat e para u mbyllen me epërsinë e Kombëtares vendase, derisa në të dytin erdhi rikthimi i madh i brazilianëve.

Ishte mbrojtësi qendror Marquinhos që në minutën e 71-të barazoi gjithçka në 1-1.

Në minutën e 85-të, Gabriel Barbosa realizoi nga penalltia për t’i dhënë epërsinë e parë Brazilit në këtë takim, derisa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Antony në minutën e fundit.

Ndërkohë, Argjentina e Lionel Messit nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 në udhëtim te Uruguai.

Pas nëntë ndeshjeve, Brazili ndodhet në vendin e parë me po aq fitore, ku ka grumbulluar 27 pikë.

Argjentina mbetet e dyta në tabelë me 19 pikë, ku ka pesë fitore e katër barazime. /Telegrafi/