Telegrafi

Bravo tregon arsyen pse u largua nga Barcelona

Claudio Bravo ka një arsye interesante pse u largua nga Barca për t’u bashkuar me Man Cityn.

Sipas portierit kilian largimi nga Barcelona ishte shumë i vështirë, pasi ka kaluar dy vite të mrekullueshme te gjiganti katalunas.

Megjithatë, arsye e këtij largimi ka të bëjë me dëshirën e madhe për të punuar me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola.

Lexo po ashtu Zyrtare: City transferon portierin e njohur (Foto)

“Nuk ishte e lehtë për të lënë një skuadër si Barcelona, ku kam kaluar dy vite fantastike, por mundësia për të punuar me Guardiolan ishte shumë e mirë dhe nuk mund të refuzohet”, ka deklaruar Bravo.

Ndryshe, transferimi i Bravos i ka kushtuar Cityt 18 milionë euro. /Telegrafi/