Claudio Bravo mund të konsiderohet lojtar i Manchester Cityt.
Portieri është kërkuar me ngulm nga Pep Guardiola dhe agjentët e lojtarit kanë treguar për El Mundo Deportivo se një marrëveshje është pothuajse e kryer.
Pasi dështoi kërkesa për transferimin e Ter Stegen, City u kthye kah bashklojtari Bravo, i cili tash mund të konsiderohet lojtar i Cityt.
“Një marrëveshje është pothuajse e kryer me Cityn. Shumë afër”, ka thënë një burim për sportiven katalunase.
Shuma e transferimit do të jetë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/