Site icon Telegrafi

“Bravo duhet të më dënoni” – Blerando tregon se është gjobitur nga Policia e Kosovës

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, tregon se është gjobitur së fundmi nga policia.

Këtë e ka njoftuar me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ai u shfaq krah policëve të Kosovës, gjersa zbuloi se u gjobit pasi ka shkelur rregullat e komunikacionit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Bravo, duhet me më dënu”, tha këngëtari në videon me dy pjesëtarë të policisë të cilëve ua shkroi edhe emrat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blerando

“Më mirë me arrit vonë se hiç”, shkroi më tej artisti i njohur.

Foto: Screenshot/Instagram

Blerin Lajçi (emri i vërtetë) mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte pjesë e Big Brother.

Ai u cilësua si një nga lojtarët më të fortë të këtij edicioni, ndonëse arriti të shkonte deri në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version