Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim njoftues, ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së në Kosovë dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Shefi i OSBE-së theksoi se Policia e Kosovës është policia me e përgatitur dhe më profesionale në rajon, transmeton Klan Kosova.
Ministri i brendshëm falënderoi OSBE-në për përkrahjen që ka dhënë në konsolidimin e demokracisë në Kosovë.